Posedimi i armëve të zjarrit është shndërruar në një dukuri negative, pasi që përpos që është e kundërligjshme, po cenohet edhe siguria e qytetarëve. Policia vazhdimisht gjatë kontrolleve has në persona që posedojnë armë të ndryshme ilegale, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar së fundmi nga Policia e Kosovës në fshatin Vraniç të Suharekës.
I dyshuari i cili ra në prangat e Policisë mbante në shtëpinë e tij “një Pushkë automatike AK-47, tre karikator të pushkës automatike. Një pushkë gjysmë automatike me dylbi dhe dyqind e nëntë (209) fishek te kalibër 7.62 mm”.
Siç bënë të ditur Policia, i dyshuari ka pranuar se këto armë dhe municione kanë qenë në pronësi të tij të cilat i kishte në posedim që nga koha e luftës në Kosovë.
Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
“Janë sekuestruara armët dhe kanë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”.