Njësia anti-drogë e Policisë së Kosovës e ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se ai u arrestua sonte në Prizren, pasi që u kap me një sasi të substancave narkotike.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë për këtë rast dhe është në pritje të përgjigjeve./GazetaSinjali/