Është arrestuar një person në Prishtinë, pasi ka rrahur bashkëshorten e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe së bashku me fëmijën është dërguar në strehimore. Kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ajo së bashku me fëmijën është dërguar në strehimore. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/