image Arrestohet një person në Prishtinë, e goditi me sëpatë një tjetër

Siguri

Arrestohet një person në Prishtinë, e goditi me sëpatë një tjetër

news image

Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht një person tjetër.

Policia ka treguar se personi i arrestuar e kishte sulmuar viktimën me sëpatë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit e po ashtu në mbikëqyrje policore i njëjti është dërguar në tretman psikiatrik.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të fortë (sëpatë) viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është caktuar masa e paraburgimit. I dyshuari në mbikëqyrje policore është dërguar në tretman psikiatrik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/GazetaSinjali/