image Arrestohet një person në Pejë pasi hapi lokalin dhe mblodhi 10 persona brenda

Kosovë

Siguri/ Arrestohet një person në Pejë pasi hapi lokalin dhe mblodhi 10 persona brenda

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i njëjti kishte hapur lokalin dhe në të ishin mbledhur dhjetë persona.

Policia bën të ditur se ndaj personave të cilit ishin në lokal janë shqiptuar gjoba, ndërsa ndaj pronarit të lokalit është përpiluar proces verbal dhe i është mbyllur lokali.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes në orarin e caktuar dhe ndalesës për pune të kafe-bareve dhe restoranteve. Në lokalin e tij janë hasur edhe 10 persona tjerë të cilëve iu janë përpiluar procesverbale dhe shqiptuar gjoba kurse ndaj personit juridik, pronarit të lokalit i është përpiluar procesverbal dhe i është mbyllur lokali me vulë të komunës”, thuhet në njoftim.

Policia njofton më tej se personi i dyshuar është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/