image Arrestohet një person në Mitrovicë, policia i gjeti marihuanë

Kosovë

Arrestohet një person në Mitrovicë, policia i gjeti marihuanë

news image

Dje në orët pasdites, Policia e Mitrovicës e ka ndaluar ndaluar një person të dyshuar tek i cili gjatë kontrollit ka gjetur një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike, të llojit marihuanë, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se pas arrestimit të tij, me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe banesa e të dyshuarit, ku janë gjetur dhe konfiskuar edhe 148.8 gram substancë narkotike, e llojit të dyshuar marihuanë, e paketuar në paketime të vogla.

Burimet e njëjta bëjnë të ditur se pas intervistimit të të dyshuarit, i njëjti është liruar.

/Gazeta Sinjali/