Një person që po kërkohej nga Policia e Kosovës është arrestuar dje në fshatin Smallushë të Lipjanit.
Sipas një sinjalizuesi të Gazetës Sinjali, ai po i shmangej vuajtjes së dënimit tash e një kohë.
Ky sinjalizues ka bërë të ditur se ai është dërguar në burgun e Hajvalisë, raporton Gazeta Sinjali.
Në lidhje me këtë rast, Gazeta Sinjali ka tentuar të merr më shumë detaje nga Policia e Kosovës, por të njëjtit nuk janë përgjigjur. /Gazeta Sinjali/