image Arrestohet një person i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit

Siguri

Arrestohet një person i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit

news image

Policia e Kosovës ditët e fundit ka arrestuar disa persona të cilët kërkohen me urdhëresë të Gjykatave, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Policia ka prangosur orët e para të ditës së sotme një persona i cili u kap në pikën kufitare Hani i Elezit.

Sipas burimeve, 41-vjeçari dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ishte dënuar me 20 ditë burgim.

I dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Hajvalisë.

/GazetaSinjali/