Policia e Kosovës ka arrestuar një grua për shkak të dyshimit se ajo ka kryer veprën penale “keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, shkruan Gazeta Sinjali.
Arrestimi i saj u bë mbrëmë rreth orës 19:00 në rrugën “Ali Vitia”, Prishtinë.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se e arrestuara dyshohet se e ka braktisur djalin e saj.
Me rastin është njoftuar Qendra Sociale dhe Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit, e dyshuara është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/