image Arrestohet një kosovar në Serbi

Siguri

Arrestohet një kosovar në Serbi

news image

Një shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe në pikëkalimin kufitar Mutivodë, nën dyshimet për përfshirje në krime lufte, raporton Gazeta Sinjali.

Osman Selmani është ndaluar nga policia serbe derisa po kthehej në vendlindje.

Sipas familjarëve të tij, të cilët kanë bërë publik rastin, Selmani aktualisht ndodhet në Prokurorinë për Krime Lufte në Beograd.

Familja e të ndaluarit i ka cilësuar si të pabazuara dhe të pavërteta akuzat e ngritura nga Prokuroria e Serbisë.

“Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah. Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë”, thuhet në njoftimin e familjarëve të tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/