Dje në Prishtinë policia ka arrestuar një të mitur pasi gjatë kontrollimit i është gjetur një pistoletë me katër fishekë.
Policia ka konfiskuar armën bashkë me fishekë ndërsa pas intervistimit i mituri është liruar, shkruan Gazeta Sinjali.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prishtinë 03.08.2019 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër fishek. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.