image Arrestohet një i dyshuar për plagosjen e tre personave në Viti

Siguri

Arrestohet një i dyshuar për plagosjen e tre personave në Viti

news image

Policia e Kosovës ka arritur që të arrestojë një person të dyshuar për rastin e plagosjes me armë zjarri të tre personave në Viti, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në Spitalin Rajonal të Gjilanit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Policia e Kosovës me njësitet relevante në vendin e ngjarjes kanë arritur ta arrestojnë një të dyshuar që besohet të jetë i involvuar në këtë rast të rëndë. Hetimet se si ka ardhur deri te ky rast i rëndë si dhe motivet e këtij rasti janë duke i udhëheqë Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale në koordinim me Prokurorin e Shtetit”, tha ai./Gazeta Sinjali/