image Ndërron jetë njëri nga të plagosurit në Viti

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit në Viti

news image

Ka ndërruar jetë njëri nga tre personat që janë plagosur me armë zjarri, sot rreth orës 11:00, në rrugën “Kemajl Azizi”, në Viti, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Edhe përkundër ndihmës së mjekëve në qendrën emergjente në Gjilan, si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, njëri nga të lënduarit banor i Vitisë ka ndërru jetë”, tha ai./Gazeta Sinjali/