image Arrestohet një i dyshuar për krime lufte ndaj civilëve në Kosovë, pritet paraburgimi

Kosovë

Siguri/ Arrestohet një i dyshuar për krime lufte ndaj civilëve në Kosovë, pritet paraburgimi

news image

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës, ka arrestuar Policia në Istog ka arrestuar një të dyshuar për krime lufte, raporton Gazeta Sinjali.

Personi i arrestuar është R. D. i nacionalitetit boshnjak.

Ai dyshohet se  ka kryer pesë vepra penale që lidhen me krime të luftës si: “Krime lufte kundër popullatës civile” në kundërshtim me nenin 142 të Ligjit Penal të ish Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, “Krime të Luftës në shkelje të rëndë” të Konventave të Gjenevës nga neni 144 i KPRK-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të nenit 3 të përbashkët të Konventave të Gjenevës nga neni 146 i KPRK-së, “Krimet e Luftës në shkelje të rëndë” të ligjeve dhe zakoneve që zbatohen në konfliktet e armatosura që nuk janë të karakterit ndërkombëtarë nga neni 147 i KPRK-së, dhe veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

I dyshuari është dërguar në mbajtje. Prokurori i rastit gjatë ditës do të bëjë kërkesë pran Gjykatës Themelore në Prishtinë, për caktimin e paraburgimit. /Gazeta Sinjali/