image Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prishtinë

Siguri

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prishtinë

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar në Prishtinë një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë bërë të ditur se ai dyshohet se ia kishte dhënë borxh 5 mijë euro një personi dhe më pas i ka kërkuar atij që t’ia kthejë 8 mijë euro.

Qytetari i cili e ka denoncuar të dyshuarin në polici u ka dhënë hetuesve policorë që këto dy vitet e fundit ai ka luajtur në një bastore online te i dyshuari.

Sinjali mëson se i dyshuari për këtë rast, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/