image Arrestohet një i dyshuar për eksplodimin që e la të vdekur policin e njësisë speciale

Kosovë

Prizren/ Arrestohet një i dyshuar për eksplodimin që e la të vdekur policin e njësisë speciale

news image

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person si të dyshuar për rastin e vrasjes së politit të njësisë speciale, Sami Thaçit, natën e së martës në Zhur të Prizrenit.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj,

“I dyshuari është arrestuar dhe po mbahet në mbajtje për 48-orë”, ka thënë Osmanollaj.

Dy pjesëtarë të tjerë të Policisë dhe një fëmijë kanë mbetur të lënduar nga ky incident që u shkaktua si pasojë e një eksplodimi në shtëpinë në të cilën Policia kishte kishte shkuar për të kryer një bastisje. /Gazeta Sinjali/