Një grua është arrestuar dje rreth orës 09:10 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri, shkruan Gazeta Sinjali.
Arsyeja e arrestimit është se e dyshuara ka tentuar të paguajë me para fals në një market me kartëmonedhë prej 100 eurosh.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Vushtrri 01.04.2022 – 09:10. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që në një market kishte tentuar të bëjë një pagesë me një monedhë prej 100 euro, të falsifikuara. Monedha është konfiskuar dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.