image Arrestohet një grua në Mitrovicë, dyshohet se rrahu bashkëshortin e saj

Siguri

Arrestohet një grua në Mitrovicë, dyshohet se rrahu bashkëshortin e saj

news image

Në Kosovë janë të shumta rastet e dhunës në familje dhe në të shumtën e tyre viktima janë gratë. Mirëpo, kohëve të fundit ekziston edhe një rritje e rasteve, ku gratë paraqiten si të dyshuara për këto vepra penale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rasti i tillë është raportuar edhe dy ditë më parë në rrugën “Major Tepica” në Mitrovicën e Veriut.

Atje një grua ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, pasi që ajo dyshohet se me një mjet të fortë ka sulmuar bashkëshortin e saj.

Sinjali mëson se i lënduari ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa prokurori ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet në mbajtje./Gazeta Sinjali/