image Arrestohet një grua në Aeroportin e Prishtinës, prezantoi pasaportë të falsifikuar të Polonisë

Siguri

Arrestohet një grua në Aeroportin e Prishtinës, prezantoi pasaportë të falsifikuar të Polonisë

news image

Në Aeroportin “Adem Jashari” është arrestuar një shtetase e Shqipërisë pasi që e njëjta ka prezantuar një pasaportë të Polonisë në emër të një femre, e cila pasaportë dyshohet se është e falsifikuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:30.

Siç njofton policia përmes raportit 24 orësh, me urdhër të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti po vazhdon të hetohet./Gazeta Sinjali/