Një person është arrestuar pasi që i është konfiskuar substancë narotike e llojit marihuanë.
Policia njofton se bëhet fjalë për substancë narkotike me peshë 2.3 gram.
“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që gjatë kontrollimit të saj i është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë me peshë 2.3 gram”, njofton policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/