Ditë më parë një grua ishte sulmuar fizikisht nga një burrë, i cili i kishte shkaktuar lëndime trupore, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari për sulmin ndaj saj është kapur nga Policia e Kosovës, dje rreth orës 15:00 në fshatin Ngucat të Malishevës.
Burimet e Sinjalit brenda prokurorisë njoftojnë se viktima kishte pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve trupore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/