Policia e Kosovës ka arrestuar një 58 vjeçar në Drenas, me inicialet Xh.H,, i dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentet” dhe “Mashtrim”, raporton Gazeta Sinjali.
I arrestuari i cili ishte kontraktuar për pastrimin e veturave të policisë, për periudhën korrik-dhjetor 2019, rriti numrin e veturave të pastruara, duke i shkaktuar policisë dëm në vlerë rreth 1 mijë euro.
” I dyshuari gjatë gjashtë muajve (korrik-dhjetor 2019), derisa ishte nënkontraktor për pastrimin e veturave tëpolicisë,ka arritur të falsifikojë shkresat rreth numrit të veturave të pastruara (shtim të numrit) duke shkaktuar një dëm në vlerë rreth 1,000.00 (një mijë) “, thuhet në njoftimin e policisë.
Me aktvendim të prokurorit, i arrestuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Gazeta Sinjali/