image Arrestohet një 54-vjeçar në Mitrovicë, iu gjend armë në veturë

Siguri

Arrestohet një 54-vjeçar në Mitrovicë, iu gjend armë në veturë

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person sot në Mitrovicë, pasi në veturën e tij u gjet një armë.

“Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën ‘Kuvendi i Lezhës’ në Mitrovicë, ku pas ndaljes dhe kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas intervistimit, i dyshuari me urdhër të prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/