Policia e Kosovës ka arrestuar një 43-vjeçar me inicialet G.D, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale të kanosjes dje në Suahrekë, raporton Gazeta Sinjali.
I arrestuari pasi që është arrestuar ua ka dorëzuar vullnetarisht zyrtarëve policorë një armë me gaz, të llojit Walther P88 Compakt dhe një karikator.
Policia e Suharekës në koordinim me prokurorin e shtetit, departamentin e krimeve të rëndë, ka njoftuar se ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast, i cili është cilësuar si “Kanosje dhe Mbajtje në pronësi posedim i paautorizuar i armës dhe municionit”./Gazeta Sinjali/