Një 38-vjeçar është arrestuar dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘’Adem Jashari’, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i arrestuar (emër i njohur për redaksinë), është ndaluar pasi kishte urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
Sinjali mëson se ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest për shkak të veprës penale ‘Armëmbajtje pa leje’.
Me urdhër të kryetarit të trupit gjykues, i dyshuari është liruar që të dërgohet më pas në Gjykatë.