image Arrestohet një 29-vjeçare në Ferizaj, tentoi ta vrasë me thikë bashkëshortin e saj

Siguri

Arrestohet një 29-vjeçare në Ferizaj, tentoi ta vrasë me thikë bashkëshortin e saj

news image

Sot është arrestuar një grua 29-vjeçare në Ferizaj pasi kishte tentuar ta vrasë bashkëshortin e saj 32-vjeçar, shkruan Sinjali.

Policia njofton se e dyshuara e kishte ther me thikë bashkëshortin e saj.

Sipas Policisë, viktima kishte pranuar ndihmë në Emergjencën e Ferizajt dhe pastaj është dërguar në QKUK.

E dyshuara është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Personi i lënduar me inicialet B.K, pasi kishte pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, i njëjti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësorë, ndërsa dyshuara është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj. Pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal, në prezencë të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është iniciuar rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentative’’, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje 48 orë, për procedura te mëtejme hetimore“, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/