Policia e Kosës e ka arrestuar një person në Deçan.
19-vjeçari A.T., dyshohet se i ka dëmtuar disa billborde të një subjekti politik, të vendosura në një objekt privat, shkruan Gazeta Sinjali.
“Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Deçan, ka pranuar disa ankesa nga një subjekt politik për dëmtimin e disa billbordeve të këtij subjekti, të cilat kanë qenë të vendosura në një objekt privat. Policia e Kosovës dhe Stacioni Policor në Deçan në koordinim të plotë me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore me datën 02.10.2019 kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin A. T., i lindur me 2000 m/k/sh”, thuhet në komunikatën e Policisë së rajonit të Pejës.
Ndaj tij sot është paraqitur kallëzim penal për veprën ‘asgjësim apo dëmtim i pasurisë së luajtshme’.
Këtë rast është duke e hetuar Prokuroria Themelore e Pejës. /Gazeta Sinjali/