image Arrestohet nëna 26 vjeçare, policia i gjeti vajzën e vdekur në shtëpi

Botë

Botë/ Arrestohet nëna 26 vjeçare, policia i gjeti vajzën e vdekur në shtëpi

news image

Një 26 vjeçare nga Teksasi është arrestuar pasi vajza e saj shtatë vjeçare u gjet e vdekur në shtëpinë e tyre gjatë një kontrolli të mirëqenies.

Oficerët në Bay City gjatë një kontrolle të bërë të premten rreth orës 02:30 gjetën vajzën, e cila një kohë të gjatë vuante nga një gjendje mjekësore që e mbante të palëvizshme.-

Nëna e vajzës, Lauren Kay Dean, 26 vjeçe, u arrestua nën akuzën se rrezikoi jetën e një fëmiu dhe shkaktoi lëndim të menjëhershëm trupor, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Sinjali.

Nëna e tre fëmijëve buzëqeshi derisa policët i vendosën prangat.

Dy fëmijë të tjerë, një pesë-vjeçar dhe një tre muaj, u gjetën gjithashtu në shtëpi kur policët zbuluan vajzën e vdekur dhe u larguan nga vendbanimi në Bllokun 2200 të Bordeaux.

Nuk ishte e qartë se si vdiq shtatë vjeçarja ose qe sa kohë kishte vdekur.

Policia është ende duke hetuar shkakun e vdekjes./GazetaSinjali/