Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë prangosur një person, i cili ishte në kërkim me urdhërarrest, raporton Gazeta Sinjali.
Arrestimi i 34-vjeçarit me iniciale R.A., është bërë mëngjesin e sotëm në fshatin Lum i Madh, në Vushtrri.
“Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, konform urdhëresës së gjykatës i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit”, njofton policia. /Gazeta Sinjali/