Policia e Kosovës ka arrestuar një 18-vjeçar me iniciale A.K., i cili që nga 28 tetori i vitit të kaluar ishte arratisur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, raporton Gazeta Sinjali.
18-vjeçari u kap në Spitalin Rajonal të Pejës.
Ai kishte qenë në vuajtje të masës edukative në këtë qendër, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
“…I njëjti iu është dorëzuar zyrtarëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës, për veprime te mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/