Një person nga Lipjani dyshohet se është arrestuar nga pjesëtarë të policisë në Serbi pasi atij në veturë i janë gjetur rreth 41 kilogramë marihuanë gjatë kalimit në pikën kufitare mes Serbisë dhe Kroacisë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme në Serbi MUP-it, ky aksion u realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë Kufitare të cilët arrestuan personin me inicialet B.B., nga Lipjani, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “shpërndarje dhe prodhim i paautorizuar i narkotikëve”.
Pas bastisjeve që ishin kryer në furgonin e të arrestuarit me targa të Sllovenisë, atij iu gjetën rreth 41 kilogramë marihuanë të paketuara në 73 pako, raportojnë mediat serbe.
Policia në Serbi nuk ka bërë të ditur nacionalitetin e personit të arrestuar.