Hetuesit policorë në Vushtrri, kanë arrestuar E.Sh, 19 vjeçar, nën dyshimin për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.
“Arrestimi është bërë në qytetin e Klinës, mbi bazën e dyshimeve dhe provave të siguruara se i njëjti gjatë natës në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri, ka vjedhur një veturë brenda së cilës kishte vegla të ndryshme pune”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Sinjali.
Në cilësi të provave materiale tek i dyshuari është gjetur vetura e vjedhur si dhe veglat e punës, ku pas procedurave të nevojshme verifikuese vetura i është kthyer pronarit.
“Ndërsa pas procedurave intervistuese, të dyshuarit nga ana e prokurorit të rastit i është caktuar masa e ndalimit policor”, njoftoi policia.