Një person me inicialet B.D, 39-vjeçar është arrestuar sot, në orën 08:25, në Kaçanik, pasi për të kishte urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se i njëjti është dërguar për vuajtje të dënimit.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj , për veprën penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ me dënim burgimi prej katërmbëdhjetë (14) muajve. Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit”, njofton Policia. /GazetaSinjali/