Me urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Deçan, M.Z 39 vjeçar, është arrestuar sot në Junik, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se i njëjti është i dënuar me një vit e gjashtë muaj burgim.
“Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa i dyshuari në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Pejë, dega në Deçan, është dërguar në vuajtje të dënimit në QK Dubravë”, thuhet në njoftimin e policisë.