image Arrestohet motra e Abu Bakr al-Baghdadit në Turqi

Botë

ISIS/ Arrestohet motra e Abu Bakr al-Baghdadit në Turqi

news image

Turqia ka arrestuar të motrën e udhëheqësit të vrarë të organizatës Shteti Islamik, Abu Bakr Al-Baghdadi në Sirinë veriperëndimore.

Reuters dhe Associated Press citonin një zyrtar të lartë, sipas të cilit 65-vjeçarja, Rasmiya Awad u gjet gjatë një bastisjeje më 4 nëntor pranë qytetit Azaz, të kontrolluar nga Turqia në provincën Alepo.

Sipas zyrtarit, Awad u gjet në një banesë-rimorkio ku jetonte me të shoqin, gruan e djalit dhe pesë fëmijë.

Zyrtari turk tha se Awad mund të jetë një “minierë informacioni” për autoritetet e zbulimit.

Pas vdekjes së al-Baghdadit muajin e kaluar, një person i quajtur Abu Ibrahim al-Hashimi al-Kurejshi u emërua udhëheqësi i ri i grupit ekstremist./Gazeta Sinjali/