image Arrestohet laboranti i IKSHPK-së, dyshohet se i kërkoi 20 euro një vajze për ta testuar pa rend

Siguri

Arrestohet laboranti i IKSHPK-së, dyshohet se i kërkoi 20 euro një vajze për ta testuar pa rend

news image

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është arrestuar një person i cili dyshohet për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Marrje të ryshfetit”, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të policisë, personi i dyshuar i cili është laborant në IKSHPK i ka mundësuar një femre që të hyjë dhe t’i bëjë analizat për COVID-19 pa pritur në rend fare dhe për këtë shërbim i ka kërkuar 20 euro.

Po ashtu, policia bën të ditur se pas intervistimit të tij, prokurori ka lëshuar vendim për ndalim të të dyshuarit për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, gjegjësisht hetues nga Njësiti Rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, me datë 30.12.2020, pas pranimit të informacioneve relevante lidhur me dyshimet se është duke u kryer ( apo ka për tu kryer) vepra penale e korrupsionit, menjëherë kanë ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit/ve të përfshirë.

Sipas informacioneve të marra personi i dyshuar mashkull/kosovar (laborant në IKSHPK), i cili i ka mundësuar një personi femër/kosovare që të hyj dhe ti bëj analizat për Cov.19, pa prit në rend fare dhe për këtë shërbim të mundësuar ditën vijuese për ta marrë rezultatin ai i ka kërkuar t’ia jap atij (20) njëzetë euro. 

Hetuesit policor pas ndërmarrjes së masave të veçanta hetimore duke siguruar edhe Urdhëresat e nevojshme nga Gjykata kompetente, sot me datë 30.12.2020, kanë arrestuar personin e dyshuar mashkull/kosovar (laborant në IKSHPK), i cili është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës në cilësinë e personit të dyshuar dhe pas konsultimit me Prokurorin Kujdestar, është lëshuar Vendim për ndalim të dyshuarit për 48 orë.

Policia e Kosovës edhe në këto periudha të angazhimeve për menaxhimin e situatës së sigurisë së përgjithshme, po ndërmerr veprime aktive edhe në funksion të ofrimit të ndihmës për institucionet tjera shtetërorë në të mirë të ruajtjes së shëndetit publik dhe nuk do të tolerohet asnjë individ pavarësisht rolit dhe funksionit që ka, aq më tepër gjatë kësaj periudhe të pandemisë nëpër të cilën po kalojmë, të cenoj të drejtat e garantuara të qytetarëve tanë, në veçanti kur ato kanë të bëjnë me shëndetin./Gazeta Sinjali/