image Arrestohet i mituri që dyshohet se theri me thikë 21-vjeçarin në Shtime, dërgohet në mbajtje

Siguri

Arrestohet i mituri që dyshohet se theri me thikë 21-vjeçarin në Shtime, dërgohet në mbajtje

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një therje me thikë në komunën e Shtimes, ku viktimë është një 21-vjeçar. Viktima kishte mbetur i plagosur rëndë dhe më pas ishte dërguar me urgjencë në spital, ndërsa i dyshuari kishte arritur që të arratisej nga vendi i ngjarjes.

Policia përmes një komunikate për media ka bërë me dije se pas një pune hetimore, është arritur që të identifikohet i dyshuari dhe i njëjti më pas është arrestuar.

“I dyshuari A.A ( M/K) i moshës 15 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prezencë edhe të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare dhe prindit të tij”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Kujtojmë që për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë, i riu është transferuar me urgjencë nga QKMF në Shtime për në QKUK në Prishtinë.

/GazetaSinjali/