Policia në Vushtrri ka arrestuar një 25-vjeçar, për të cilin gjykata kishte lëshuar urdhëresës për veprën penale “Posedim i narkotikëve”, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas policisë, personi në fjalë është arrestuar mbrëmë, në Vushtrri.
“Rreth orës 20:00, në Vushtrri është ndaluar i dyshuari L.A., 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri, kishte lëshuar urdhëresën ED.nr.142/2021, për veprën penale “Posedim i narkotikëve”, njofton policia.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. /GazetaSinjali/