Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë”, raporton Gazeta Sinjali.
Policia njofton se ai dyshohet se e ka vjedhur një veturë në oborrin e një shtëpie në rrugën “Hamëz Jashari” në Kaçanik, më 2 prill të këtij viti.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/