I dyshuari për rrahjen që ndodhi mbrëmë në lokalin “Stop” në Gjilan, nuk i shpëtoi dot Policisë së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson nga burimet brenda policisë se zyrtarët policorë kanë arritur që të prangosin një person, i cili dyshohet se rrahu një person tjetër mbrëmë në këtë lokal.
Ai u kap pasditen e sotme, rreth orës 16:00, në qytetin e Gjilanit.
Këto burime bëjnë të ditur se me urdhër të prokurorit, i arrestuari është ndaluar për 48 orë./Gazeta Sinjali/