Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar për plagosjen e një personi më 21 janar në rrugën “Ali Sokoli” në Prishtinë.
I dyshuari është B.H 25 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti është ndaluar për 48 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për vrasje në tentative”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu, policia ka sekuestruar një armë zjarri, e cila dyshohet se është përdorur në këtë plagosje. /GazetaSinjali/