Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë në fshatin Semaj të Kaçanikut, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas raportit të policisë, rasti kishte ndodhur më 5 mars të këtij viti.
I arrestuari së bashku me dy të dyshuar të tjerë kishin sulmuar fizikisht një person i cili për shkak të plagëve të marra ishte trajtuar në QKUK.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Në mbajtje për këtë rast, më 6 mars, një ditë pas rastit, ishte dërguar edhe i dyshuari i parë, kurse i dyshuari i tretë është ende në arrati./Gazeta Sinjali/