Dje në Gjilan është arrestuar një burrë për shkak të dhunës fizike që ka ushtruar ndaj gruas së tij.
Policia njofton se gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër- bashkëshortes së tij. Viktima ka pësuar lëndime, dhe i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së. /Gazeta Sinjali/