Dje në Gjilan policia ka arrestuar një burrë pasi ka sulmuar fizikisht gruan dhe djalin e tij, këta dy të fundit kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar dy viktimat, bashkëshorten dhe djalin e tij. Si pasojë e sulmit viktima-djali i të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.