Prezantohej si gazetar. I riu Sadik Sejdinaj nga Mallakastra e Shqipërisë, që në profilin e tij në rrjetin social Facebook shkruan se punon në një nga gazetat e përditshme në Shqipëri, është arrestuar nga Policia.
Ai është denoncuar nga një vajzë, e cila në Polici ka deklaruar se e përndiqte prej kohësh. Sadik Sejdinaj është 26-vjeçari që u arrestua sot nga Policia pasi ka kanosur vazhdimisht me anë të telefonit shtetasen A.T.
Mësohet se kanë qenë të shumta vajzat që ai ngacmonte vazhdimisht në rrjetet sociale. Sejdinaj iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.