image Arrestohet francezi i dehur me 105 mijë euro me vete në Sarandë

Rajon

Rajoni/ Arrestohet francezi i dehur me 105 mijë euro me vete në Sarandë

news image

Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas francez, i identifikuar si Renan, teksa drejtonte një motor në gjendje të dehur.

Siç raportojnë mediat në Shqipëri, gjatë kontrollit të francezit, policia ka gjetur dhe ka konfiskuar një shumë parash, në vlerë të 105 mijë eurosh, të cilat ai i kishte me vete.

Pas gjetjes së parave kanë nisur verifikimet për shtetasin francez, i cili rezultonte banues në lagjen nr.3 në Sarandë. Motori rezulton i regjistruar gjithashtu në emër të një tjetër shtetasi francez, të identifikuar si Peter Ivan, i cili gjithashtu banonte në lagjen nr. 3 në Sarandë./Gazeta Sinjali/