image Arrestohet edhe personi i dytë, për rrahjen e një 22-vjeçari në Shtime

Siguri

Arrestohet edhe personi i dytë, për rrahjen e një 22-vjeçari në Shtime

news image

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarin e dytë për veprën “Vrasje e mbetur në tentativë”, e cila ka ndodhur më 24 janar në Shtime.

Sipas policisë, një person kishte pësuar lëndime të rënda trupore, pasi që ishte rrahur nga dy persona të tjerë, raporton Gazeta Sinjali.

“Personi i lënduar me inicialet K.L (M/K) i moshës 22 vjeçar pasi kishte  pranuar ndihmën e parë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, i njëjti ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit kishin ikur nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kurse, i arrestuari i parë për këtë rast është A.N, 28-vjeçar ndërsa sot është arrestuar M.N, 25-vjeçar.

“Ndërsa, sot datë 03.02.2022 rreth orës 15:50 është arrestuar edhe i dyshuari I dytë me inicialet M.N (M/K) i moshës 25 vjeçar dhe pasi është intervistuar nga policia në prani edhe të avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare, me vendim të Prokurorit të rastit është iniciuar rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentativë , në bashkëkryerje’’ dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë për procedura te mëtejme hetimore”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /GazetaSinjali/