image Arrestohet edhe një person për vrasjen makabre të të riut nga Ferizaj

Kosovë

Policia/ Arrestohet edhe një person për vrasjen makabre të të riut nga Ferizaj

news image

Mbrëmë, Shkodran Bytyqi nga Ferizaj është gjetur i vrarë dhe i djegur ndërmjet fshatrave Gadime dhe Kishnapole.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burime brenda Prokurorisë se vrasjen makabre e ka kryer dhe e ka pranuar 22-vjeçari Trimor L. Ndërkaq zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, i ka thënë gazetës se për këtë krim është arrestuar edhe një person tjetër me inicialet B.L.

 “Mbrëmë rreth orës 19:00 është gjetur një trup i pajetë afër fshatit Kishnapole. Dyshohet për vrasje të rëndë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona dhe të njëjtit janë ndaluar për 48 orë. Të gjitha njësitet policore, në bashkëpunim me prokurorin janë duke punuar për t’i zbardhur rrethanat e këtij rasti. Të arrestuarit janë T.L, 22 vjeçar dhe B.L, 25 vjeçar”, ka thënë Gashi.

Shkondran Bytyqi, baba i dy fëmijëve, ishte i zhdukur për 4 ditë, deri pasditen e djeshme kur u ndriçua fati i tij tragjik.

Babai i Shkodranit, në ditën e zhdukjes së të birit i kishte thënë Policisë se dyshonte që djali i tij kishte dalur nga shtëpia për shkak të një borxhi. /Gazeta Sinjali/