Është arrestuar edhe një person tjetër në Mitrovicë si i dyshuar për grabitjen që ka ndodhur dje në një institucion mikrofinanciar në rrugën ,,Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.
Derisa dje ishte arrestuar edhe një 63-vjeçar si i dyshuar për grabitjen në fjalë.
Policia njofton se si rezultat i hetimeve të vazhdueshme lidhur me veprën penale grabitje të ndodhur një ditë më parë në Mitrovicë, hetuesit policor kanë identifikuar dhe kanë arrestuar edhe një person të dyshuar, i involvuar në grabitjen që ka ndodhur në një institucion mikrofinanciar në Mitrovicë.
“Pas intervistimit, ndaj të dyshuarit S. M, 37 vjeçar shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.