I.H., drejtor i Infrastrukturës në komunën e Drenasit, është arrestuar sot nga policia nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqperdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, raporton Gazeta Sinjali.
“Veprimet e nevojshme hetimore kanë rezultuar se, i dyshuari për interesa personale dhe të kompanisë së tij (kompani për ndertimin e objekteve banesore) ka keqperdorur pozitën apo autoritetin zyrtar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit kompetent, I.H, është dërguar mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme.